Paul Rawlings

R. I . P Elidona Halil Demiraj

Fundraising for Shpresa Programme
£2,870
raised of £2,500 target
Donations cannot currently be made to this page
In memory of Elidona Halil Demiraj
Shpresa Programme

Verified by JustGiving

RCN 1110688
We give hope to vulnerable people and help to gain skills and change their lives

Story

Nje jete tjeter u shua nga dhuna ne familje, Jeta e nje vajze plot e enderra, me shume gjalleri dhe plane per te ndertuar nje jete te re me te fejuarin e saj. Nje Vajze mori rrezikun ne sy per te ndjekur dhe u bashkuar me te dhe per te jetuar te lumtur ne Angli.Asnje nuk e di se perse gjerat u kthyen kaq shpejt ne nje makth, ajo kurre nuk foli me te tjeret per cka po ndodhte ne jeten e saj familjarej, per pasigurine e saj, ndoshta ajo kurre nuk e mendonte qe i fejuari i saj me te cilin ishte fejuar prej mese dy vjetesh do te ndryshonte dhe deshironte ta vriste ate, ajo kurre nuk lexoi ne veprimet e tij dicka te cuditshme, ajo e dashuronte ate.

Nen trysnine e te qenurit illegalisht ketu ne Angli ,te nderit te familjes dhe dashurise qe ndjente per te fejuarin ajo vendosi te khehej nga shtepia e shoqes se saj per t'u pajtuar pas zenieve me te qe kishin filluar te beheshin te padurueshme dhe te frikshme qe te enjten. Por ate nate ajo nuk u perqafua, nuk u perkedhel nga ai por u ther nga ai. Nje vdekje makabre per nje qenje njerezore, nje dhimbje e pasherueshme per familjaret, nje trondtje per te githe komunitetin shqiptar ne Angli dhe kudo .

Elidona ishte nje vajze e zakonshme shqiptare e lindur ne ne Tropoje me 27 Korrik 1990, ajo u diplomua ne Universitetin Luigj Gurakuqi ne Shkoder.

Eshte fejuar me djalin e quajtur Arben Rexha( i njohur ndryshe edhe si Lulezim Qeleposhi )nga fshati Sopot ne Tropoje
ne 10 Tetor 2013 ,dhe me date 10 tetor 2015 u nisen per ne Angli. "Te dyja familjet ishin dakort me kete vendim te tyre "thote motra e Elidones

Vetem te enjten e kaluar babai i Elidones , Halili ka kerkuar ndihme pasi vajza e kishte telefonuar dhe tregur pak per gjendjen dhe dhunen ne shtepi. Si edhe qe kishte frike dhe ai si prind ne pamundesi t'i vije ne ndihme vajzes i kerkoi ndihme nje miku te familjes qe te fliste me ta dhe te siguroheshin qe asgje nuk i ndodh Elidones , dhe problemet sqaroheshin
 .
Elidona kurre nuk u shpreh se vuante nga dhuna , por i quante ato mosmarreveshje qe do te zgjidheshin

Arben ishte i njohur si djale fjalepak dhe qe punonte ne Council.

Nuk dihet me shume per te,

Fakti qe ai arriti te bente nje veper kaq makabre , tregon se sa: shume kujdes te gjithe duhet te kemi per te qene te sigurte,
sa shume duhet te informohemi,
sa shume duhet te jemi gjakftohte te lexojme ata te cilet kemi rreth e rrotull dhe vleresojme situatat
sa e nevojshme eshte te marrim dhe rifreskojme njohurite tona per llojet e dhunes apo te semundjeve mendore
sa e nevojshme eshte qe te jemi konfident dhe te dime te vetembrohemi sodomos te metodat e manaxhimit te merzitjes dhe zemerimit.

Gjate ketyre diteve kemi marre mesazhe pa fund qe denojne dhunen ne familje , dhe ngushellojne familjen Demiraj per humbjen e vajzes se tyre. por ne te njejten kohe kemi pasur nje rritje te madhe te atyre qe kerkojne ndihme. kjo tregon si Elidona jane shume gra te tjera. le te behet Elidona nje shembull dhe burim force per te gjithe ato gra qe jetojne nen dhune te kerkojne ndhme.

Iu lutemi lexoni perreth dhunes, format e shfaqjes se saj, dhe nese e kuptoni qe dhunoheni iu lutem telefononi Solace Woemn's Aid ne numrin falas

0808 802 5565

Ne fillim ndoshta problemet tuaja do te shtohen por jeta juaj do te jete e sigurte.

Iu lutemi
mos hezitoni.
mos vuani ne qetesi
kerkoni ndihme ne 08088025565.

ose telefono tek Shpresa Programme 02075111586.

Sot eshte dita e pare e dergimit te luleve per Elidonen ne vendin e ngjarjes dhe kjo do te vazhdoje derisa trupi i saj te ktheht prane familjes.

Sot eshte dita e pare e hapjes se kesaj faqeje elektronike qe synon te mbledhe fonde the mjaftueshme £2500 brenda nje jave per te bere te mundur kthimin e  trupit te  Elidones     prane  familjes se saj .

.

Share this story

Help Paul Rawlings

Sharing this page with your friends could help raise up to 3x more in donations

You can also help by sharing this link on

Donation summary

Total raised
£2,869.31
+ £250.00 Gift Aid
Online donations
£2,869.31
Offline donations
£0.00

* Charities pay a small fee for our service. Find out how much it is and what we do for it.